Për herë të parë organizohet “Vrapimi i Marsit” në Izbicë

Në nderim të të rënëve të Masakrës së Izbicës, me 27 mars, një ditë para përvjetorit të 23-të të masakres që kriminelët serb bënë mbi civilët shqiptar, do të organizohet “Vrapimi i Marsit”, shkruan RTV Okarina.
Këshilli organizativ i këtij aktiviteti ka njoftuar që ky aktivitet do të fillojë me 27 mars në ora 10:00, pranë kompleksit Memorial në Izbicë.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë që me daten  27.03.2022, në kuadër të Manifestimit përkujtimor kushtuar 23 vjetorit të Masakrës së Izbicës, është organizuar një vrapim i ashtuquajtur si “Vrapimi i Marsit” pjesmarrës do ketë nga kosova dhe  tgjitha trojet shqipetare .
Gara fillon pran kompleksit Memorial në Izbicë nga ora 10:00.