Për gjendjen në Telekom, njoftohet Ministri Nitaj

Muharrem Nitaj, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), ka pritur sot në takim menaxhmentin e Telekomit.

Gjatë takimit ministri Nitaj është njoftuar për gjendjen në Telekom, ku u tha se megjithëqë kjo ndërmarrje ka filluar të punojë me fitime, gjendja vazhdon të mbetet e vështirë, pasi një pjesë e të hyrave duhet të paguhen çdo muaj ndaj Dardafon-it, si pjesë e shlyerjes së borxhit.

 

 

Po ashtu, ministri Nitaj u njoftua se stabiliteti i punës së Telekomit mund të dëmtohet nga teknologjia e vjetër me të cilën operon dhe mungesa e mirëmbajtjes së kësaj teknike.

Lajm pozitiv është se pas një kohe të gjatë, Telekomi ka nisur të operojë me fitime.

Në takim u kërkua shikimi i mundësisë së riprogramit të borxheve që Telekomi ka ndaj Dradafonit dhe ndërmarrjeve të tjera dhe uljes së shpenzimeve që Telekomi të funksionojë si një ndërmarrje profitabile.