Pensionohet profesori gjuhës angleze Shaban Zyhrani dhe profesori i historisë Osman Abazi.
Kontributi i tyre shumëvjeçar në arsimin shqip , ishte i pamohueshëm. Ky kontribut, i tyre ishte shëmbëll i profesionistëve të veçantë të këtyre fushave, dëshmon për dashurinë e rrallë që profesorët kishin për brezat e tërë.
Profesor Zyhrani dhe Osmani kaluan sot në pension!
Me këtë rast, drejtori i gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj, Hajdar Beka se bashku me Drejtorin e Arsimit Komunal në Skenderaj Bekim Latifi, organizuan një ceremoni simbolike në shenjë falënderimi për profesorët dhe ndan mirënjohje për ta, po ashtu për të qenë mirënjohës për kontributin e tyre në arsimimin dhe në edukimin e lartë të brezave të rinj.Këtu, ku edhe u pensionuan, drejtori i DKA-së z.Bekim Latifi dhe drejtori i gjimnazit “Hamëz Jashari” i uruan
shëndet e shumë fat në rrugëtimin jetësor tutje, për profesorët Shaban Zyhrani dhe Osman Abazi.
\RTV-Okarina\