PDK nesër në konferencë për media ne Kuvendin e Kosovës

 

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, Rashit Qalaj dhe Hisen Berisha nesër do të mbajnë konferencë për media.

Sipas një njoftimi për media, kjo konferencë do të mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Arsyeja e thirrjes së mediave për konferencën e deputetëve të PDK-së, nuk është bërë e ditur.

Kurse, sot është mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën ka dështuar të votohet në lexim të parë Projektligjin për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, për shkak të mungesës së kuorumit.

Ky projektligj nuk i mori votat e mjaftueshme të deputetëve në mungesë të kuorumit.

Në Kuvend ishin 61 deputetë, ndërkaq pro kanë votuar 45.
Para se të hidhej në votim, shqyrtimit të projektligjit i parapriu një debat i gjatë ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.

Në rend të ditës ishte edhe çështja e mosliberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian