PDK-ja pezullon të gjitha aktivitetet politike në nderim të Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj

 

Partia Demokratike e Kosovës, ka vendosur që të pezullojë të gjitha aktivitetet politike anembanë vendit, në nderim të Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, të cilët u vranë mbrëmë në Pejë.

 

“Ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt na ka tronditur rëndë të gjithëve. Në nderim dhe respekt të tyre, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që sot të pezullojë të gjitha aktivitetet e saj politike anembanë vendit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga PDK në rrjete sociale.

 

\RTV-Okarina\