Altina Salihu, talentja kosovare që arriti majat e suksesit u zgjedh nxënësja më e sukseshme në botë, për moshat 16-17 vjeçare, shkruan Jepi Zë.
Si rrjedhojë nxënëses nga fshati Burojë e Skënderajt, po i ofrohen bursa nga Universitetet Botërore.
Por Salihu dëshirën e saj për të vazhduar kontributin e saj në Kosovë e ka shprehur hapur duke u ka bërë një thirrje edhe krerëve shtetërorë.
“Ju lutem më bëni që t’i refuzoj këto oferta. Unë dua të kontribuoj në vendin tim. Aty ku jetojnë prindërit e mi, aty ku kam miq, aty ku kam shokë, ku kam zemrën edhe mendjen. Punoni për popullin, harroni urrejtjen dhe mbi të gjitha harrojini karrikat e juaja që po ju mbajnë peng. Në fund, hapini dyert mendjeve të reja që kanë mësuar më mirë se ju ta duan dhe ta ndërtojnë atdheun” ka shkruar ndër të tjera Sejdiu.
Postimi nga Altina Salihu:
Të dashur miq
Para ca ditësh u zgjodha nxënësja më e suksesshme për moshën 16-17 vjeçare në botë. Për këtë sukses që kam arritur pas disa muajsh do të mbahet ceromonia e ndarjes së çmimeve.
Disa muaj më parë më afruan bursë në një universitet në Amerikë për të vazhduar studimet në Astronomi. Para disa javësh po ashtu më afruan bursë në një universitet tjetër në Danimarkë për të vazhduar studimet në Psikologji.
Ajo që po mundohem të them është se Kosova jonë e dashur po humb dita-ditës shumë të rinj ambiciozë e që janë çelës i sukseseve të shteteve të zhvilluara perëndimore.
Të dashur udhëheqës të vendit tim
Ju lutem më bëni që t’i refuzoj këto oferta. Unë dua të kontribuoj në vendin tim. Aty ku jetojnë prindërit e mi, aty ku kam miq, aty ku kam shokë, ku kam zemrën edhe mendjen. Punoni për popullin, harroni urrejtjen dhe mbi të gjitha harrojini karrikat e juaja që po ju mbajnë peng. Në fund, hapini dyert mendjeve të reja që kanë mësuar më mirë se ju ta duan dhe ta ndërtojnë atdheun.
Ndaluni dhe mendoni, ne kemi një shpresë, ajo është rinia e cila me anë të vullnetit të mirë sjell përparim.
Për sukseset e mia u jam mirënjohëse dhe falënderuese së pari familjes sime, Kryetarit të Komunës së Skënderajt z. Fadil Nura, Drejtorit të Arsimit z. Kastriot Duraku, të gjithë shokëve e miqve të cilët ishin dhe mbeten motivi im. Mbi të gjitha lavdi Zotit që më dha gjithçka që më bën të ndihem e bekuar në këtë rreth ku jetoj.