Pasi humbi ndjenjat në aeroplan, vdes deputetja e partisë së Merkelit

 

Deputetja gjermane e CDU-së, Karin Strenz, ka ndërruar jetë. 53-vjeçarja ishte duke u kthyer në Frankfurt nga një udhëtim që kishte në Kubë.

Gjendja e saj është përkeqësuar në aeroplan, për çka piloti u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin “Shannon” të Irlandës.

Strenzi u shtrua në Spitalin e Limerickut në Irlandë, por që nuk arriti të mbijetonte. Nuk janë dhënë ende detaje se çfarë e kishte shkaktuar vdekjen e saj, por dihet deri tani se ajo ishte e shoqëruar nga burri i saj.

 

 

Karin Strenzi përfaqësonte shtetin verilindor të Mecklenburg-Vorpommern në Bundestag për partinë CDU të Angela Merkelit.

/RTV-Okarina/