Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka shpallur aktgjykimdënues, ndaj të akuzuarit G.Sh., për shkak se deklarojnë se është fajtor për vjedhjen e një qaforeje të arit të dëmtuarës V.K. më 21 shkurt në Prizren.
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se “Me datë 21 shkurt 2021, në orët e pasdites në Prizren, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, duke vepruar në mënyrë posaçërisht të rrezikshme apo të vrazhdë, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara V.K., bashkë me vajzën e saj ishte duke ecur në këmbë përgjatë trotuarit, kur arrijnë tek kryqëzimi i rrugës, i akuzuari G.Sh., i afrohet të dëmtuarës dhe ana e majtë i ‘a kap zinxhirin e arit nga qafa duke i ‘a këputur, pastaj i pandehuri largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por kapet dhe ndalet nga disa kalimtarë të rastit derisa arrin Policia për ta prangosur të njëjtin, – Kësodore kanë kryer veprën penale vjedhja e rëndë nga neni 315 par. 1, nën. par. 1.2 tëKodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin G.Sh., e gjykon me:
– Dënim me GJOBË në shumënprej njëmijë (1,000.oo) euro,
– Dënim me BUGIM në kohëzgjatje prej tre(3) vite, (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 21 shkurt 2021, deri më 19 mars 2021).
– Gjykata të akuzuarit krahas dënimit kryesor, i ka shqiptuar edhe dënim plotësues dhe atë: marrjen e sendit – thikë ngjyrë ari