Një nga qytetet më të vërshuara në Kosovë ishte Gjakova, ku uji ka depërtuar edhe në shtëpinë muze të Ferdonije Qerkezit nga Gjakova, e cila në luftën e Kosovës ka të vrarë bashkëshortin dhe katër djemtë.
Por, pas vërshimeve, një grup aktivistësh kanë filluar një nismë për të ndihmuar atë.
Për 36 orë, janë mbledhur 7 mijë e 300 euro si lloj ndihme për Nënën Ferdonije.
Si pasojë e reshjeve të shiut, janë shkaktuar dëme në podrumin e shtëpisë së Qerkezit, ku ajo po ruante mjetet e punës së djemve të saj.