Pas vendimit për mos-certifikimin e Kurtit dhe disa kandidatëve për deputet, Daka thërret konferencë për media

 

Pas polemikave të shumta në lidhje me vendimin për mos-certifikimin e kreut të VV-së, Albin Kurti dhe personave të tjerë si kandidatë për deputetë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thirrur një konferencë për media.

 

 

Konferenca do të mbahet sot në orën 12:00.

E nga KGJ është bërë e ditur se 47 kandidatë për deputetë nga subjektet politike kanë probleme me ligjin.

 

/RTV-Okarina/