Mbrëmë në spitalin Covid të Tetovës ka shpërthyer zjarri ku dyshohet se rreth 15 pacientë vdiqën pas plagëve të marra.
Për ta përballuar sa më lehtë këtë tragjedi, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj njoftoi se i ka ofruar të gjitha kapacitetet menaxhuese ministres së Mbrojtjes dhe kryetares së Tetovës.
“Me dhembje të madhe, shpirt e mendje me Tetovën!
Ministres së Mbrojtjes Shekerinska dhe kryetares se Tetoves, Teuta Arifit, përveç ngushllimeve i kam ofruar të gjitha kapacitetet tona për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës.
Familje të viktimave dhe të lënduarëve jemi me ju!“, ka shkruar Mehaj.
\RTV-Okarina\