Pas therjes me thikë, vdes një i mitur në Prizren

Një person i mitur ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:10 në rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, ka njoftuar policia.

“Me datën 18 janar 2021 rreth orës 10:10, ne rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, pas një përleshje ndërmjet pese personave te mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B me mjet të prehtë përkatësisht thikë duke i shkaktuar lëndime serioze që për pasojë viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka dalur mjeku kujdestar i emergjencës i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Policia dhe prokurori i shtetit se bashku me forenzikën kanë dalur në vendin e ngjarjes të cilët kanë kryer edhe ekzaminimin e vendit të krimit. Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësia hetimeve rajonale në Prizren.