Pas takimit mes Kurtit dhe Vuçiq, ambasada amerikane shpërndan deklaratën e Shtëpisë së Bardhë

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka shpërndarë deklaratën e Shtëpisë së Bardhë lidhur me takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se SHBA synon të rrisë angazhimin në dialogun Kosovë- Serbi.

 

 

 

Deklarata lidhur me dialogun Kosovë-Serbi gjendet tek pika e 29-të.

“Ne synojmë të forcojmë më tej angazhimin tonë të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, përfshirë përmes dialogut të lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe duke mbështetur reformat kryesore për integrimin e BE”.

 

\RTV-Okarina\