Pas sulmit të mjekut Xhevat Avdiaj, reagon Oda e Mjekëve të Kosovës

 

Oda e Mjekëve të Kosovës me shqetësim dhe zhgënjim ka pranuar lajmin e sulmit ndaj kolegut, i cili është sulmuar gjatë ditës së djeshme në hapësirat e vendit të punës në QKMF në Istog.

Sulmet ndaj mjekëve janë bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbimeve nëpër institucione shëndetësore, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve të Kosovës.

 

 

Bëjmë të ditur se, gjatë këtij viti janë shtuar dhjetëra raste të sulmeve fizike dhe verbale ndaj mjekëve, të cilët në vendin e punës pa asnjë mbrojtje janë duke iu ekspozuar veprimeve vandale dhe të dhunshme.

/RTV-Okarina/