Pas skandalit me vaksinat ruse jep dorëheqje kryeministri i Sllovakisë

 

Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviq, ka dhënë dorëheqje, të martën pas skandalit me vaksinat ruse Sputnik V.

Matoviç thuhet se kishte nënshkruar kontratë të fshehur me Rusinë për përdorimin e vaksinës Sputnik V përkundër faktit se ajo është e ndaluar për përdorim në Evropë.

 

 

Pas kësaj atje, menjëherë kanë reaguar partitë opozitare duke kërkuar që Matoviq të largohet nga pozita.

Presidentja Zuzana Caputova, ka emëruar ministrin e Financave, Eduard Heger, si kryeministër të ri, shkruan Euronews.

 

\RTV-Okarina\