Përhapja e varianteve të reja të Covid-19 është rritur në Turqi, që do të thotë se vendi duhet të jetë tepër i kujdesshëm në përballjen me sëmundjen, tha ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.
Koca zhvilloi një takim me këshillin shkencor kundër Covid-19 për të vlerësuar situatën pandemike në vend.
Dje infeksionet arritën në 14,556, më së shumti në bazë ditore që nga dhjetori. Më 1 mars, autoritetet njoftuan heqjen graduale për kufizimet e Covid-19.
Qytetet e kategorizuara me rrezik të lartë do të vazhdojnë të zbatojnë vendimet për kufizim të lëvizjes.
“Më shumë se 41,000 raste të virusit të ri janë zbuluar në Turqi, me shumicën dërrmuese që përmbajnë variantin e parë të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar“, tha Koca.
/RTV-Okarina/