Si pasojë e reshjeve të shiut dhe vërshimeve në disa zona të vendit , është rritur sërish turbullira në kanalin e Ibrit, që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedon KRU “Prishtina”.
“Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, t’i ruajmë pajisjet teknologjike, jemi të detyruar që sërish të zvogëlojmë në minimum prodhimin e ujit nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj”, thuhet në komunikatën e KRU “Prishtina”.
Nga ora 11:00-16:00 me reduktime nga dita e sotme do të jenë: Bregu i Diellit, banesat e bardha, Mati 1, Zllatari, Kolovica, Sofalia, Tasligje, Ulpiana, Kodra e Trimave, Arbëria, Lagjja e Spitalit, lagjja e Universitetit, Konviktet, Hajvalia, Graçanica dhe Veterniku.
Ndërsa duke filluar nga ora 12:00-16:00, reduktime të ujit do të kenë vetëm pikat e larta të qendrës së Prishtinës, Dardania , Lakrishtja, lagjja Pejton dhe Kalabria.
Ndërsa, me reduktime nga ora 11:00-17:00 do të jenë të gjitha fshatrat që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Podujevë.
Pra, kjo po realizohet për t’iu mundësuar furnizim zonave më të prekura nga turbullira e ujit në kanalin e Ibrit!
/RTV-Okarina/