Sot është afati i fundit ku partitë politike do të kenë mundësi të dorëzojnë në Komisioni Qendror të Zgjedheve listën me emrat e kandidatëve që do të certifikohen për garën për kryetar të komunave.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se subjektet politike kanë kohë që deri në orën 16:00, të dorëzojnë aplikimet e tyre së bashku me emrat e kandidatëve.
Sipas tij, në të kundërtën çdo aplikim pas kësaj kohe do të konsiderohet si aplikim i pasafatshëm, çka do të thotë se nuk do të rekomandohet për certifikim.
\RTV-Okarina\