Qendra e Numërimit të Votave ka njoftuar se janë numëruar të gjitha votat e dërguara me postë, dhe Lëvizja Vetëvendosja, ka marrë 58 mandate në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa e dyta në zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës, mori 19 mandate në Kuvend. Pas PDK’së, vjen LDK’ja me 15 mandate, Lista Serbe me 10 mandate, Komunitetet joserbe me 10 mandate dhe AAK’ja me 8 mandate.
Gjithashtu QNR ka njoftaur se në rezultatet e numërimit të otave me postë, VV ka marrë gjithsej 44252 vota, ndërkohë e dyta është PDK me 5321 vota, ndërsa LDK e treta me 4287 vota. AAK ka 1112 vota.
Ndërkohë që KQZ’ja ka njoftuar se nesër do të dalin rezultatet përfundimtare edhe zyrtarisht.
/RTV-Okarina