Gjatë pasditës së djeshme, në Gjakovë është raportuar për dhunë në familje.
E një person është arrestuar, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“Gjakovë 20.01.2021 – 14:10.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare – bashkëshorten e tij duke e goditur në stomak me një mjet të mprehtë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia e Kosovës.
/RTV-Okarina/