Vendet në të gjithë botën kanë apeluar për qetësi pas disa ditësh trazirash të përfshira në sulme hakmarrëse nga Izraeli dhe Palestinezët.
ShBA, Bashkimi Evropian dhe Anglia kanë nxitur Izraelin dhe palestinezët të ulin tensionet sa më shpejt të jetë e mundur.
Dhuna u përshkallëzua të hënën në mbrëmje pasi militantët palestinezë hapën raketa drejt Jerusalemit. Si përgjigje, ushtria izraelite nisi sulmet ajrore kundër caqeve të militantëve në Rripin e Gazës.
Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë në Gaza thanë se 22 vetë, përfshirë fëmijë, kishin vdekur në sulme. Ushtria e Izraelit tha të paktën 15 anëtarë të grupit Hamas që sundon Gaza ishin midis të vrarëve.
Hamas kishte kërcënuar të godiste pasi qindra palestinezë u plagosën në përleshjet me policinë izraelite në një vend të shenjtë në Jerusalem të hënën.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Hamasi kishte “kaluar një vijë të kuqe” dhe se Izraeli do të përgjigjej “me forcë të madhe”.
Ditët e kaluara kanë parë dhunën më të rëndë në Jerusalem për vite me radhë.
Përballje gjithnjë e më të dhunshme midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në një kompleks në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit kanë kërcënuar të shkaktojnë një konflikt më të gjerë.
Palestinezët janë zemëruar për kufizimet në hyrjen në kompleks, ku është vendosur xhamia al-Aqsa – vendi i tretë më i shenjtë në Islam – së bashku me Malin e Tempullit – vendi më i shenjtë në Judaizëm.
Të martën, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, një grup humanitar, tha se më shumë se 700 palestinezë ishin plagosur në përleshjet me forcat izraelite të sigurisë në Jerusalem dhe përtej Bregut Perëndimor.