Ish deputetja e PDK-së nga Vushtrria, Xhevahire Izmaku, kohë parë ishte larguar nga partia.
Ky largim nuk ishte pritur mirë nga struktura e partisë në Vushtrri, pasi ishte në prag të zgjedhjeve lokale dhe mund të ndikonte negativisht, shkruan Jepi zë.
Por tani pas fitores së Ferit Idrizit, ish depututeja Izmaku, ka vizituar kryetarin e komunës, për të cilin ka shkruar vetëm fjalë të mira.
Postimi i plotë:
Me mikun tim e tani kryetar i ri i Vushtrrisë!
Shumë vite më parë e kam menduar këtë fotografi, duke besuar ndër njerëzit e parë në vlerat e lidershipin e tij!
Vushtrria do të jetë një qytet edhe më i bukur me kryetarin dhe ekipën e tij menaxhuese!
Urime edhe zyrtarisht, të shkoftë mbarë shoku im!