Pas dorëheqjes së kryetarit të klubit KF-Drenica z. Illir Veliqi, tani është zgjedhur edhe kryesia e re e klubit, e cila nevojitet për menaxhimin e vazhdueshëm të klubit.
Zgjedhja e organeve të reja udhëheqëse është bërë në prani të kryetarit të komunës, Bekim Jashari.
Kryetari i ri i klubit, Mustafë Bajraktari e pranoi detyrën nga kryetari i deritanishëm, Ilir Veliqi.
Kryesia e re klubit do të përbëhet nga 21 anëtarë, të cilës do t’i prijë, biznesmeni nga Skenderaj, Mustaf Bajraktari. Në kryesi, tashmë janë edhe shumë biznesmen dhe sportistë të njohur si në Skenderaj por edhe jashtë qytetit tonë, që do t’i ndihmojnë klubit në financim dhe organizim.
Përveç kryetarit Bajraktari, nënkryetar janë emëruar, Bastri Mehmeti dhe Rexhep Birinxhiku, ndërkohë që drejtor sportiv është emëruar ish-futbollisti dhe ikona e klubit të Drenicës, Besim Bajraktari. Gjithashtu, drejtuesit e klubit shumë shpejt do të emërojnë edhe shtabin teknik i cili do t’i prijë Drenicës në edicionin e ri të garave 2021/2022.
Kjo është kryesia e zgjedhur:
- Mustaf Bajraktari, kryetar
- Bastri Mehmeti, nenkryetar
- Rexhep Birinxhiku, nenkryetar
- Ilir Osaj, anëtar
- Afrim Gashi, anëtar
- Hajrullah Lushtaku, anëtar
- Visar Musliu, anëtar
- Hamzë Derguti, anëtar
- Mustaf Syla, anëtar
- Bedri Zenullahu, anëtar
- Adem Aliu, anëtar
- Ismet Mustafa, anëtar
- Musa Hajdari, anëtar
- Avdi Tahiraj, anëtar
- Safet Sinani, anëtar
- Enver Mulaj, anëtar
- Fiadim Imeri,anëtar
- Haradin Deliu, anëtar
- Musa Murtezaj, anëtar
- Besim Bajraktari – Drejtor Sporti
- Granit Koci – Sekretar.