Pas aksidentit me fatalitet vdes shoferi

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident në fshatin Pogragjë të Gjilanit në mes të një veturë dhe një kamioni ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Edhe për kundër ndihmës së mjekëve personi i aksidentuar i lindur me 1960 shtetas i Kosovës ka ndërrur jetë si pasoj e plagëve të marra në aksident.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinët.

Ndërsa lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar fotogtgrafi ku mund të shihet se një kamion është përplasur për muri.

 

Fillimisht ishte menduar se ishte vetaksident, por Policia ka konfirmuar se mjeti ishte i përfshirë në një aksident trafiku.