Pas 25 vite shërbim në UÇK, TMK dhe FSK pensionohet djali i heroit Malush Ahmeti

 

 

“Te dashur miq,

Sot me 09.08.2022, pas 25 vite angazhim ushtarak në UÇK, TMK, FSK dhe Ushtri të Kosovës ku sot përfundova karrieren time zyrtare pasi arrita moshën e pensionimit si 50 vjeçar.

Tërë karrieren time u angazhova për atdheun dhe shtetin e Kosovës, pensionimi im është vetëm zyrtar pasi qe kurdo herë qe te më thrret atdheu dhe Republika e Kosovës do të jam i gatshëm për tju përgjigjur atdheut me tërë potencialin tim personal dhe familjar.

Falenderoj te gjitha strukturat komanduese dhe ushtarake te FSK-së, të gjithë kolegve dhe gjeneratave te reja ju uroj suksese në shërbim ushtarak dhe mbrojtje te shtetit.

Babë sot zyrtarisht u pensionova nga Ushtria e Kosovës ku para 25 viteve e nisëm së bashku sakrificën për ndërtimin e UÇK-së, e qe më 15 maj 1999 u ndave nga rrugtimi ynë i përbashkët për të pritur lirinë dhe ndërtuar Ushtrinë e Kosovës, por asnjëher nuk u ndave nga mendja dhe frymëzimi im për te jap kontributin timë për ndërtimin e Ushtrisë së Kosovës ashtu qysh ti e deshte.

Babë ashtu qysh u betova para teje si ushtar i UÇK-së, u betova para varrit tëndë edhe për TMK-në, FSK-në dhe Ushtrinë e Kosovës, prap sot po betohem para teje se kurdo qe e kërkon atdheu do ti përgjigjem ashtu qysh na mësove dhe na rrite me idealin e lirisë.

Babë Ti dhe Leotrimi pushoni të qetë pasi qe Ushtria e Kosovës është bërë realitet e në mesin saj ka shumë Leotrima te rijnë qe do ti ruajnë vlerat e UÇK-së dhe gjakun e juaj të derdhur për atdhe.

Pusho i qetë Heroi im, Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirve!”, ka shkruar Bahri Ahmeti në facebook. RTV Okarina.