Pas 16 vitesh, aktivisti dhe anëtari i njohur jep dorëheqje nga LVV

 

Përmes një postimi në llogarinë “facebook”, Mehmet Selaci, i cili ishte anëtar dhe aktivist për rreth 16 vite në Lëvizjen Vetëvendosje, ka bërë të ditur që ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ai gjithashtu shkroi se nga tani e tutje do të jetë më i përkushtuar në jetën familjare, duke e theksuar si arsye të kësaj dorëheqje.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë, dashamirë të çmuar!

Sot, pas një rrugëtimi të gjatë, gati 16 vjet (që nga mosha 17 vjeçare), kam vendosur që t’i pushoj të gjitha aktivitetet e mia politike.

Nga nesër, më nuk do ta ushtroj pozitën e anëtarit të Këshillit të Përgjitshëm në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe asnjë detyrë tjetër në këtë subjekt. Tani e tutje, dëshiroj kohën time ta ndaj më tepër me familje.

U jam deri në qiell mirënjohës, të nderuar qytetarë, që në të gjitha garat elektorale që kam garuar, me nxorrët fitimtar, duke me nderuar jashtë mase.

 

 

Gjatë kësaj kohe kam kryer detyra e ushtruar funksione të ndryshme, ku jam munduar që të jap maksimumin tim, për të mirën e përgjithshme, duke e neglizhuar shpeshherë familjen e anashkaluar veten.

Tendenca për të qëndruar gjithmonë në parime, në shumë raste nuk është pëlqyer nga shumë njerëz që më rrethonin, por kjo gjë asnjëherë nuk më ka zmbrapsur.

Sot jam krenar për rrugtëmin tim në politikë, për angazhimin tim për një vend më të mirë. Unë do të vazhdoj të mbetëm anëtar i thjeshtë i Lëvzjes VETËVENDOSJE!, në të cilën dhe me të clën u rrita, por asnjëherë nuk do të qendroj i verbër e i heshtur në rast të shkeljës së parimeve dhe zotimeve tona. Uroj që të mos shndërroheni në zhgënjim për qytetarët, por në motiv për qëndrim në atdhe.

Vendimi im vlen për një kohë të pacaktuar, poashtu dëshiroj që ky vendim të mos keqinterpretohet nga persona dhe media dashakeqe, për propagandat e qëllimet e ndyta të tyre.

Me respekt,

Mek Selaci

 

\RTV-Okarina\