Prezantuesi Ardit Gjebrea disa ditë më parë bëri të ditur lajmin se është infektuar me COVID-19.
Javën e kaluar ai programin e mbajti nga shtëpia por kjo e diel ishte e para pa Arditin në “E diela shqiptare”.
Ai me rekomandim të mjekut e ka marrë pushim të plotë nga programi për t’u rikuperuar plotësisht nga virusi.
Pjesa e parë e programit u moderua nga Enkel Demi por ka pasur edhe të tjerë që kanë moderuar dje emisionin “E diela shqiptare” që për të parën herë prej nisjes në vitin 2008.
Telebingo u moderua nga Gentian Zenelaj e ndërsa “Ka një mesazh për ty” nga Marsela Çibukaj.