Parlamentit Studentor i UP-së e kundërshton vendosjen e refugjatëve afganë në Qendrën e Studentëve

 

Parlamentit Studentor i Universitetit të Prishtinës po e kundërshton vendosjen e refugjatëve afganë në Qendrën e Studentëve.

Ata në një konferencë për medie kanë thënë se QS-ja nuk mund të mëshiron institucionet, derisa ka shtuar se kjo është edhe në kundërshtim më statusin e QS-së dhe se në pandemi, studentët kanë pranuar që QS të bëhet vend i karantinimit.

“Edhe pse studentë na janë dëmtuar nga shumë qytetar gjatë pandemisë ajo sfidë ka kaluar, por për ndërlidhemi me faktin se Qendra e Studentëve nuk mund të bëhet një vend që mëshiron institucionet dhe mund ti kryejnë obligimet që ata i kanë ndërmarr”.

Ata shtuan se QS është e themeluar për arsye që t’i strehojë studentët dhe se ka vende të mjaftueshme për refugjatët të strehohen.

 

 

“Prej fillimit të javës së kaluar kur filluan të qarkullonin lajme se Qendra e Studentëve do të shndërrohet në një qendër strehimi për afganë, por duke pasur vende të ndryshme në Kosovë, ideja e parë që ju vi në mend institucioneve është Qendra e Studentëve, kjo qendër edhe për vetë nga emri tregon që është e studentëve dhe e themeluar për të vetmen arsyeje që ti shërbej atyre”.

Mirëpo parlamenti studentori ceki se ata do t’i mirëpresin të gjithë refugjatët që do të vijnë te QS.

“Parlamenti studentor i mirëpret të gjithë refugjatët që strehohen tek ne sepse jemi popull që e kemi të ndërthurur mikpritjen e miqve”.

Ata thanë se nëse konferenca nuk ka asnjë efekt te institucionet e vendit, atëherë do të marrin masa për protesta.

 

\RTV-Okarina\