Parim Olluri: Presim kërkim falje nga ministrat e Kurtit

 

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, ka shkruar rreth nënshkrimit të Udhëzimit Administrativ për vaksinat anti-Covid, nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Olluri ka thënë se presim një kërkim falje ndaj Insajderi nga tre ministra të Qeverisë Kurti, Arben Vitia, Donika Gërvalla dhe Albulena Haxhiu.

Gjatë konferencë të së premtes Vitia ishte në siklet sepse nuk e kishte nënshkruar udhëzimin administrativ, që i hapë rrugë blerjes së vaksinave Pfizer, tha Olluri.

“Tash presim nje kerkim falje ndaj Insajderit nga Arben Vitia, Donika Gervalla e Albulena Haxhiu.

Arben Vitia ishte ne siklet te premten. Nuk e kishte nenshkruar ende udhezimin administrativ qe i hap rruge blerjes se vaksinave nga Pfizer.Per kete arsye e ofendonte Insajderin”, ka shkruar Olluri.

Duhet theksuar se vetëm sot, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për vaksinat anti-Covid, e në bazë të tij i hapet rrugë blerjes së vaksinave nga kompania Pfizer.

\RTV- Okarina\