Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Sasitë e reshjeve më të fokusuara parashihen ne veri dhe perëndim të Dukagjini, deri sa pjesët tjera parashihen të kenë sasi më të pakta të reshjeve.
Kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte që në zona të kufizuar të ketë mundësi për reshje breshëri.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë, mesatare dhe lokalisht e fortë, nga drejtimi i veriperëndimit.