Për ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Po ashtu gjatë ditës pritet të ketë rrebeshe lokale shiu dhe breshër, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Në mbrëmje reshjet do të mbesin të izoluara në zona të caktuara.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 28°C.
Nga kuadrati i veriut, do të fryjë erë e cila kohë pas kohe në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h