Gjatë ditës së shtunë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por i ftoftë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj këshillohet që pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e IHMK-së u bë ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s.