Instituti Hidrometerologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Ndërkaq, dita e shtune parashihet kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.