Sot dhe nesër mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat parashihen të sjellin reshje shi të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht ditën e enjte edhe pse ka tendenca që rreth relievit malor të ketë riga shiu edhe ditën e mërkurë. Në fushat termike parashihet rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve, derisa temperaturat minimale mbesin po thuaj konstante me ditët e fundit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s, njofton IHMK.
\RTV-Okarina\