Parashikimi i motit

 

Ditëve në vijim në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Nga dita e diel do të ketë shtim të vransirave, e priten mundësi edhe për riga lokale shiu. Në aspektin termik temperaturat do të shënojnë rritje përreth vlerave mesatare, parashikon “Prishtina Weather”.

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira.  Ditën e premte dhe të shtunë, shkurtimisht vlerat e çastit të grimcave të materies mund të shënojnë rritje të koncentrimeve, që shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare.

 

 

Datat:

2.09 – Paradite pjesërisht vranët.  Ditën më shumë diell.

3.09 – Pas mëngjesit më të freskët, ditën kryesisht me diell.

4.09 – Kryesisht me diell.

5.09 – Vransira të ndryshueshme, me mundësi për riga lokale shiu.

6.09 – Kryesisht me vransira dhe mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale të premten zbresin deri në 9C, e maksimalet nga 22C, ditën e enjte, shënojnë rritje deri në 25C ditën e shtunë.

Do të dominojë kryesisht era nga verilindja e lehtë dhe mesatare 2-11m/s, vetëm ditën e shtunë ku do të fryjë nga krahu jugor e lehtë 2-5m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale ditëve të ardhshme, e më pas me një rënie graduale.

 

\RTV-Okarina\