Para nisjes në Bruksel, Kurti së bashku me Osmanin dhe Konjufcën bëjnë nderime tek Memoriali i të pagjeturve

 

Para nisjes për në Bruksel, Kryeministri Albin Kurti, bëhet bashkë në një aktivitet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Ata do të bëjnë nderime te Memoriali për të pagjeturit. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Kryeministri Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, bën nderime te Memoriali për të pagjeturit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të udhëtojë për në Bruksel ku do të ketë një vizitë dyditore.

Vizitën e Kurtit e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

 

 

Ai ka treguar se Kurti do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Po ashtu do të takohet edhe me shefim e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Kurti do të jetë bashkë me ministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla”, tha Kryeziu.

\RTV-Okarina\