Kur jemi në prag të vazhdimit tē edicionit futbollistik për sezonin 2021-2022 te Drenica akoma nuk janë zgjedhur shumë probleme.
Duke i parë dhe ndërhyrjet e ndryshme në klub, investitorët zvicërran janë tërhequr përfundimisht nga investimi që planifikonin të bënin te KF Drenica.
Pas problemeve të shumta në gjysmësezonin e parë dhe borxhit që klubi iu kishte lojtarëve për mospagesen e pagave, këta investitor pritet që të nxjerrnin Drenicën nga kjo krizë.
Nuk ka asnjë njoftim nga Komuna e Skenderajit e as nga faqja zyrtare e KF Drenices, por burime të besueshme thonë se tashmë investitorët janë tërhequr përfundimisht.
Tashmë kandidate favorite për të marrë drejtimin e klubit është biznesmenja Mihane Kodra-Bekteshi e cila edhe më parë ka qenë presidente e skuadres kuqezi.
Zonja Kodra-Bekteshi është shumë e afërt me partin në pushtet në Skenderaj dhe pasi nuk arriti të bëhet deputete më parë, kjo mund të jetë një “dhuratë” për të.
Kujtojmë se KF Drenica do të përballet të dielën me 6 shkurt përballë Prishtinës me fillim nga ora 13:00 në kuadër të 1/8-tës së Kupës së Kosovës.