Pandeli Majko i reagon Vuçiçit: Sovraniteti i Kosovës garantohet nga NATO

 

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar  ndaj presidentit serb, Aleskandar Vuçiq, pasi që ky i fundit publikoi një fotografi ku shihet harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb.

Majko përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me këtë veprim që ka bërë presidenti serb, ka treguar se i pëlqen papajtueshmëria, dhe se sovraniteti i Republikës së Kosovës garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami.

 

 

Reagimi i plotë i Pandeli Majkos:

Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vucic, tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.

Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në mardhëniet ndërkombëtare.

Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram! 

 

\RTV-Okarina\