Pamje të rënda: Kështu duket imami pasi u rrah brutalisht në xhami

Mbrëmë është rrahur brutalisht imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha. Sipas Bashkësisë Islame dhe njerëzve të afërt të imamit, ai ka pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohet në QKUK.

Në një fotografi, të publikuar nga “Insajderi”, imami shihet në gjendje të rëndë dhe i fashuar në gjithë pjesën e kokës dhe në dorën e majtë.

Të dyshuar për rrahjen e imamit janë tre vëllezër nga i njëjti fshat, të cilët i ka arrestuar Policia.

Bekim Jashari, kryeimam i Bashkësisë Islame ka thënë se imami ka raportuar zyrtarisht në BIK problemet që i ka pasur me ata që, sipas tij, kanë dashur të shtyjnë “një islam ndryshe”.