Pamje madhështore e shtëpisë së arkitektit të Pavarësisë Hasan Prishtina në Selanik të realizuara shfehurazi nga shqiptarët

Kjo është shtëpia ku qëndroi Hasan Prishtina në Selanik, para se të vritej pabesisht atje.

Shtëpia që gjendet në qytetin bregdetar grek, nuk mban asnjë shënim rreth këtij fakti historik dhe figurës së Hasan Prishtinës.

Sigurisht që kjo nuk është bërë pa qëllim e pa arsye nga grekët. Sot kjo shtëpi nuk ka as edhe një gjurmë të ideologut tonë kombëtar. Sot kjo shtëpi është shndërruar në një shkollë për fëmijët e verbër. Kjo shtëpi ta jep ndjesinë sikurse është e burgosur dhe po qëndron prapa grilave, ku sigurimi i cili është i pozicionuar në hyrjen e shtëpisë, natyrisht nuk ta lejon hyrjen, pra duhesh të qëndrosh larg, mundësisht edhe prapa grilave.
Shtëpia e Hasan Prishtinës në Selanik është vetëm një indikator që tregon se populli shqiptar në të ardhmen do të jetë i rrezikuar, jo më prej fqinjëve lakmitarë, por prej vetvetes, prej mundësisë reale të përçarjes së brendshme, duke shkatërruar gjithçka çka ka ndërtuar.