Palmer: Të formohet qeveria pa pengesa politike

 

Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor në departamentin amerikan, Matthew Palmer dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, dje kanë biseduar virutalisht me politikanët kosovarë, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit,

Sipas një njoftimit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Palmer e theksoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë pa pengesa politike.

 

 

“Në takimet virtuale të ditës së djeshme, zëvendësndihmëssekretari Palmer e theksoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë pa pengesa politike, për përfitimet e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e institucioneve që e luftojnë korrupsionin dhe përkrahjen e vazhdueshme për një Kosovë të larmishme dhe të pavarur”, thuhet në këtë komunikatë.

/RTV-Okarina/

 

In yesterday’s virtual meetings, Deputy Assistant Secretary Palmer stressed the urgent need for government formation…

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Friday, March 12, 2021