Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer ka thënë se SHBA do të punojë me çdo qeveri që del nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.
Palmer ka thënë se opozita duhet të jetë lojale ndaj qytetarëve të saj dhe të qëndrojë në Kuvend kur zgjedhet presidenti.
“Sa i përket zgjedhjeve për presidencë, ne mendojmë se ato parti që do të jenë në opozitë, të veprojnë me përgjegjësi si opozitë lojale – lojale jo ndaj qeverisë, por lojale ndaj shtetit. Të bëjnë punën e tyre, të jenë të pranishëm, të sigurojnë që ka kuorum për të votuar dhe që institucionet të mund të funksionojnë. Gjëja e fundit që i duhet Kosovës janë zgjedhje tjera. Kosovës i duhet një qeveri, një president dhe rrugëtim përpara drejt Evropës”, ka deklaruar Palmer.