Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer ka arritur sot në Kosovë.
Palmer i cili po ashtu mban pozitën e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, si nisje të takimeve të hënën në orën 15:25 pritet ta takojë presidenten e vendit Vjosa Osmani.
Kjo e fundit është nikoqirja e parë edhe për të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili në Prishtinë arrin në orën 14:15, ndërsa në 15:55 e ka takimin me kryetaren e shtetit, Osmanin.
Në agjendë të Lajçakut është edhe takimi me kryeministrin Albin Kurti të cilin pritet ta takojë në 16:30, përderisa pas kësaj e ka të planifikuar bisedën me kryedimplomaten Donika Gërvalla Schwartz.
Dyshja Lajçak-Palmer të martën pritet të dalin në konferencë për media.
\RTV-Okarina\