Teksa Kampionati Evropian këtë vit pritet të luhet në disa shtete dhe atë me praninë e një numri të reduktuar të tifozëve, njëjtë nuk po ndodh edhe për Copa American.
Kjo garë, e planifikuar të zhvillohet në Argjentinë është pezulluar.
Kjo po ndodh për shkak se në Argjentinë situata me pandeminë COVID-19 është përkeqësuar prandaj Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut (Conmebol) ka vendosur që Kupa e Amerikës do të duhet të ndryshojë vendndodhjen vetëm dy javë para fillimit.
Përmes një postimi në llogarinë e tyre në Twitter, CONMEBOL njoftoi se do t’i analizojë ofertat nga vendet tjera që shprehin interesim për organizimin e kësaj gare.
Copa America fillon në të njëjtën datë sikur Kampionati Evropian, më 11 qershor, kurse përfundon me datë 10.
\RTV-Okarina\
A CONMEBOL informa que, em atenção às circunstâncias presentes, resolveu suspender a organização da Copa América na Argentina. A CONMEBOL analisa a oferta de outros países que mostraram interesse em abrigar o torneio continental. Em breve serão anunciadas novidades nesse sentido.
— CONMEBOL 🇧🇷 (@CONMEBOLBR) May 31, 2021