Pajtohen familjet e ish-zyrtarëve të PDK-së që u vranë në Pejë në prag të zgjedhjeve të 17 tetorit

Familja Kadriaj dhe Ademaj në Pejë janë pajtuar sot, nën ndërmjetësimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan Lajmi.net.

Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj kishin mbetur të vdekur pas një incidenti me armë zjarri shtatorin e vitit të kaluar, derisa i plagosur kishte mbetur vëllai i Astrit Ademajt.

Ademaj ishte kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 17 shtatorit, ndërsa Blerand Kadriaj ishte ish-kandidat i PDK-së për komunën e Deçanit.

“Pajtimi”, shkroi Ramush Haradinaj në video-incizimin e publikuar nga ky rast.