Komuna e Skenderajt ka njoftuar se kanë vendosur pajisjet për largimin e shpezëve nga qyteti i Skenderajt.
Sipas tyre këto pajisje në vlerë rreth 10 mijë euro janë dhënë donacion nga Ardita Thaçi, bashkatdhetare e jona e cila jeton dhe vepron në perëndim.
Njoftimi i plotë:
Janë vendosur pajisjet për largimin e shpezëve
Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe ditë më parë, janë vendosur pajisjet për eliminimin e sorrave, brejtësve dhe të gjitha shpezëve të tjera të cilat kanë sjellë papastërti dhe kanë ndotur hapësirat publike e private për kohë të gjatë. Pajisjet janë vendosur përgjatë Sheshit Adem Jashari, në hapësirën e shtëpisë së kulturës “Hasan Prishtina” si dhe në një pjesë të rrugës 28 Nëntori.
Këto pajisje në vlerë rreth 10 mijë euro janë dhënë donacion nga Ardita Thaçi, bashkatdhetare e jona e cila jeton dhe vepron në perëndim. Pajisjet funksionojnë përmes tingullit i cili largon shpezët kurse mbushën me energji alternative përmes rrezeve të diellit.
Për një ambient të qetë, të pastër dhe pa ndotje.