Pahor: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë, le të tejkalohen mosmarrëveshjet

 

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, sado që sipas tij, nuk është një proces i lehtë.

“Nuk është rrugë e lehtë, por Sllovenia e mbështet Kosovën. Dialogu nuk është i thjeshtë – duhet të zgjidhen çështje shumë komplekse”.

“Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikojmë në Bashkimin Evropian”, tha Pahor në një konferencë për media me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Tutje Pahor tha se dy palët duhet të respektojnë edhe marrëveshjet e arritura.

“Fillimi i dialogut ka dhënë një bindje që çështjet më të rëndësishme mund të zgjidhen me dialog dhe rrugë të qetë. Kushti i parë është që t’i besohet dialogut dhe të respektohen marrëveshjet”, tha ai.

 

\RTV-Okarina\