Paguan NASA-n 2 miliard euro për të shkuar në Hënë

Vetëm pak pasi mbërriti në Tokë pas udhëtimit të tij në hapësirë, njeriu më i pasur në botë, ”Jeff Bezos” ka paguar 2 miliardë euro NASA-n për të marrë lejen për të udhëtuar në Hënë me anijen e tij ”Blue Origin”.
NASA në prill vlerësoi ”SpaceX”, në zotërim të rivalit tjetër miliarder Elon Musk, me një kontratë 2.9 miliardë euro në një kontratë që do të dërgojë astronautët në sipërfaqen e Hënës brenda vitit 2024.
”Blue Origin” tani po futet në lojë fuqishëm duke u bërë partnere me kompani të tjera si ”Lockheed Martin”, ”Northrop Grumman” dhe ”Draper” për të fituar një leje për udhëtim.
Në një letër drejtuar administratorit të NASA-s, Bill Nelson, Bezos tha se ”Blue Origin” do të ishte e gatshme të paguante çdo detyrim fiscal për këtë vit dhe vitet që pasojnë, për të marrë atë kontratë.
Një zëdhënës i NASA-s tha se agjencia ishte në dijeni të mësazhit të Bezos por nuk preferoi të jepte komente të tjera lidhur me çështjen.
\RTV-Okarina\