Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen ish-presidentit grek, Karolos Papoulias.
Ai tha se Papoulias ishte mik i madh i Kosovës dhe shqiptarëve.
“Ai ishte një avokat i fortë për paqen në Ballkan dhe miqësinë e fortë midis shqiptarëve dhe grekëve. Bashkëndjej me familjen e tij dhe Greqinë.” Shkroi Pacolli në një postim në Twitter.
Në ndërkohë dje u raportua se si ligjvënës ai protestoi fuqishëm kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999 dhe shprehu mbështetje për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq.