Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se ndërtimet e shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë janë drejt fundit.
Pacolli mes tjerash bëri të ditur se më 24 nëntor do të dorëzohen shtëpitë për familjet e prekura, njofton Klankosova.tv.
Tani po përfundon edhe rregullimi i jashtëm, shëtitoret, trotuaret dhe hapësirat e gjelbra.
“Më 24 të këtij muaji dorëzohen shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë. Jemi pranë fundit! Shtëpitë kanë përfunduar, tani po bëjmë rregullimin e jashtëm, shëtitoret, trotuaret, hapësirat e gjelbërta dhe mbjelljen e drunjve dekorativ etj. Financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. Gjej rastin të falënderoj familjaret e mi, bashkëpunëtorët, bashkëpunuesit dhe të gjithë ata që morën pjesë në punimet për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme humanitare” ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.
\RTV-Okarina\